thumbnail image

Metal Toni

  • Ballina
  • Llojet e luhatëseve 
    • All Categories
    • Fëmijë
    • Të rritur
    • Aksesorë
    • Kombinim për të rritur dhe fëmijë
  • Modelet unike
  • Pyetjet më të shpeshta
  • Kontakti
  • Ndihma
  • Për Metal Toni
  • …  
    • Ballina
    • Llojet e luhatëseve 
      • All Categories
      • Fëmijë
      • Të rritur
      • Aksesorë
      • Kombinim për të rritur dhe fëmijë
    • Modelet unike
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakti
    • Ndihma
    • Për Metal Toni
Kthehu në fillim

Metal Toni

  • Ballina
  • Llojet e luhatëseve 
    • All Categories
    • Fëmijë
    • Të rritur
    • Aksesorë
    • Kombinim për të rritur dhe fëmijë
  • Modelet unike
  • Pyetjet më të shpeshta
  • Kontakti
  • Ndihma
  • Për Metal Toni
  • …  
    • Ballina
    • Llojet e luhatëseve 
      • All Categories
      • Fëmijë
      • Të rritur
      • Aksesorë
      • Kombinim për të rritur dhe fëmijë
    • Modelet unike
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakti
    • Ndihma
    • Për Metal Toni
Kthehu në fillim
  • Për Metal Toni

    Metal Toni është një nga kompanitë me rritjen më të shpejtë në Kosovë në fushën e metalikës dhe misioni i saj është të ndërtojë cilësinë dhe produkte në kohë reale. Shërbimet e Metal Toni përfshin blerjen online të luhatëseve për fëmijë ose të rritur si dhe konstrusioneve të tjera, punimin e personalizuar dhe shërbimet me postë të produkteve tjera. Para së gjithash, Metal Toni garanton kualitet, besueshmëri, efikasitet, dhe çmimet më të volitshme në treg. Metal Toni mbetet përherë i përkushtuar që të përmbushë pritshmëritë e klientëve dhe të ofrojë përvojat më të këndshme për ta.

    Çka është MetalToni.com?

    MetalToni.com është qendra e blerjeve online të konstruksioneve metalike në vend, qindra produkte, nga kategori të ndryshme për fëmijë dhe të rritur. Personalizoni luhatësen tuaj lehtë dhe sipas dëshirës tuaj!

    SI MUND TË KONTAKTOJ ME METALTONI.COM?

    Orari i punës është:

    E hënë - E premte: 08:00 - 16:00,

    E shtunë: 09:00 - 12:00,

    E diel: Transport.

    Që të jemi sa më afër jush, ne i kemi disa mënyra të kontaktimit.

    Mund të na gjeni në këto kanale të komunikimit:

    Në telefon: +383 45 484 115

    Për Viber WhatsApp: +383 45 484 115

    Me email: luhatese@metaltoni.com

    Në Facebook: Metal Toni

    Në Instagram me userin: @Metal.toni

    Në TikTok me userin: @Metal.toni

    PAGESAT

    Cilat janë mundësitë e pagesave?

    Për t'ju ofruar lehtësi në pagesat tuaja, ofrohen disa mënyra të pagesave për produktet e dëshiruara.

    - Duke paguar me para në dorë kur bëhet pranimi i produktit;

    - Transfer bankar;

    A mundësohen pagesat me këste?

    Pagesat me këste nuk është e mund të bëhen për momentin.

    A përfshihen dogana dhe taksat në çmim?

    Dogana dhe taksat janë të përfshira në çmim për kategorinë "Aksesorë", që nënkupton që shuma për të cilën paguani ështe çmimi final. Për kategoritë tjera nuk është e mundur transporti jashtë Kosovës për momentin.

    A mund të më kthehen paratë nëse çmimi i produktit që kam porositur është zbritur?

    Paratë nuk mund të kthehen, pasi që zbritjet vlejnë vetëm për periudha të caktuara. Na ndjekni në rrjetet tona sociale për ofertat e fundit!

    Me çfarë valuta mund të bëj pagesën?

    Pagesat me para në dorë pranohen vetëm me valutën euro.

    Dua të më montoni një luhatëse, a duhet të bëj pagesë shtesë?

    Jo, montimi i luhatëses bëhet pa pagesë shtesë nga ekipa që ju arrinë, megjithatë shërbimin e betonimit ose të kapjes me shtrafa ne nuk e bëjmë.

    A mund të bëj pagesën e produkteve gjysmë para në dorë dhe gjysmë me këste gjatë pranimit të porosisë?

    Jo nuk është e mundur! Shuma totale e produktit bëhet në momentin e pranimit të porosisë.

    POROSIA

    Si mund ta bëj porosinë?

    Porosinë mund ta bëni në këto mënyra:

    Në web: www.metaltoni.com

    Në telefon: +383 45 484 115

    Në Viber ose WhatsApp: +383 45 484 115

    Në email: luhatese@metaltoni.com

    Në Facebook: Metal Toni

    Në Instagram me userin: @Metal.toni

    Në TikTok me userin: @Metal.toni

    A mund të bëj porosi përmes telefonit ose rrjeteve sociale?

    Po.

    Ku mund të gjurmoj porosinë time?

    Nëse porosinë e bëni në web www.metaltoni.com, automatikisht ju arrijnë mesazhe në email se në cilën fazë gjendet porosia e juaj. Ndërsa nëse porosinë e bëni përmes rrjeteve sociale, atë nuk mund ta gjurmoni por administrata ju njofton një ditë më herët para dorëzimit të porosisë në numrin tuaj të telefonit.

    Kur anulohen porositë nga MetalToni.com?

    1. Nëse për çfarëdo arsye porosia e bërë është e dyshimtë, dhe ju njoftoheni lidhur mbi anulimin e porosisë.

    2. Nëse ju kemi thirrur në telefon për të konfirmuar porosinë e bërë dhe nuk jeni lajmëruar.

    3. Nëse adresa e shënuar nuk përmban të dhënat e sakta ose nuk ekziston dhe nëse edhe pas kontaktimit ju nuk ofroni informacion.

    4. Nëse nuk e keni hapur telefonin kur ju ka arritur porosia në adresën tuaj.

    Lista e zezë

    Në këtë listë gjinden personat të të cilëve ju është anuluar porosia nga Metal Toni për arsyet e lartëcekura, këta persona në rast të porosisë në të ardhmen duhet të parapaguajnë për çdo porosi që bëjnë, për shkak edhe që mund ta keni anuluar porosinë shumë vonë, pasi që është përfunduar nga ekipa e prodhimit.

    PRODUKTET

    A janë të gjitha produktet origjinale?

    Ne shesim vetëm produkte origjinale. Për më shumë informata rreth secilit produkt, mund të kontaktoni administratën e Metal Toni.

    Si mund ta gjej një produkt?

    Duke vendosur në lupën e kërkimit emrin e tij ose përmes filtrimit.

    Produkti që dua nuk është në stok, çfarë duhet të bëj?

    Kontaktoni administratën dhe ju njofton për arritjen.

    Si mund ta dijë numrin e madhësisë së produktit?

    Detajet janë të shënuara në produkt.

    TRANSPORTI

    A është transporti me pagesë?

    Për çdo porosi të bërë me vlerë mbi 125€ transporti është falas në Kosovë. Për porosi nën 125€ transporti për Kosovë është 5€ për Kosovë dhe 8 për ballkan.

    Kam bërë disa porosi në të njejtën kohë te Metal Toni, si të paguaj transportin?

    Vetëm një transport llogaritet.

    Nëse bëj porosi në Metal Toni, për sa sa kohë arrinë?

    Për kohën e arritjes së porosisë ju njofton administrata në momentin kur e bëni porosinë.

    A mund të bëhet transporti jashtë Kosovës?

    Transporti vlen vetëm brenda territorit të Republikës së Kosovës, përveç kategorisë "Aksesorë" që mund të dërgohen edhe jashtë Kosovës.

    A mund ta caktoj kohën dhe ditën e saktë se kur mund të arrijë porosia?

    Po, paraprakisht mund të këshilloheni me administratën dhe ju tregon nëse transporti është i lirë në ditën e saktë.

    Si llogaritet koha e transportit?

    Porosia hyn në proces vetëm pas konfirmimit nga administrata dhe pas kësaj fillon llogaritja. Çdo porosi është standard që të ju arrijë brenda dhjetë (10) ditëve të punës.

    A bëni dërgim të porosive gjatë vikendit?

    Transporti bëhet çdo ditë, pa përjashtim.

    Çfarë duhet të bëj nëse nuk kam arritur t'i përgjigjem postës për pranim të porosisë?

    Korrieri mund të ju kontaktojë më shumë se një herë gjatë ditës për pranimin e porosisë, e gjithashtu do të përdorin edhe mundësi tjera të komunikimit si SMS apo viber. Nëse prap nuk ka përgjigje pozitive porosia anulohet! Nëse dëshironi të bëni porosinë prap atë duhet bërë me parapagim.

    TEKNIKE

    A bën më lirë?

    Çmimet e produkteve nuk janë të negociueshme. Mirëpo për të përfituar nga zbritjet që ofrohen na ndiqni në Facebook, Instagram ose në web.

    A ofrohet zbritje nëse blihet më shumë se një produkt?

    Ne e marrim parasysh çdo kërkesë për ofertë. Vetëm na dërgoni kërkesën tuaj në e-mail luhatëse@metaltoni.com ose në rrjetet tona sociale dhe ne do ju njoftojmë nëse ka hapësirë për ofertim më të volitshëm.

    A mund ti vendosi vet dimensionet apo ngjyrën e produktit?

    Patjetër. Kontaktoni administratën për çdo personalizim!

    KTHIME

    Si ta kthej një porosi?

    Kërkesa për kthimin e produkteve pranohet vetëm përmes e-mailit luhatese@metaltoni.com.

    Nëse pas pranimit të porosisë vëreni se: keni porositur produktin e gabuar; produkti i pranuar nuk përputhet me përshkrimin ose fotografitë e publikuara në faqen tonë; produkti ka defekt të prodhuesit, atëherë duhet të paraqisni kërkesën për kthim me e-mail brenda 3 (tre) ditëve nga data e pranimit të produktit.

    Produkti duhet të dorëzohet te Metal Toni brenda 5 (pesë) ditëve nga data e blerjes, së bashku me të gjithë aksesorët përkatës, në gjendjen në të cilën është pranuar.

    Çdo kërkesë për kthim shqyrtohet nga administrata e Metal Toni, e cila merr vendimin përfundimtar bazuar në gjendjen e produktit.

    Nëse produkti kthehet i papërdorur, i padëmtuar dhe me të gjithë aksesorët përkatës, kthimi mund të pranohet.

    Nëse produkti ka shenja përdorimi ose dëmtime, administrata do të bëjë vlerësimin e tyre dhe rimbursimi do të kryhet pjesërisht, në përputhje me gjendjen e produktit.

    Shpenzimet dhe organizimi i transportit për kthimin e produktit mbulohen nga klienti.

    Produkti i blerë nuk punon si duhet, çfarë duhet të bëj?

    Në raste të tilla, njoftoni administratën në luhatëse@metaltoni.com. Udhëzime të metutjeshme do ju dërgohen më tutje!

    A mund ta kthej produktin, për të marr një tjetër?

    Po por Metal Toni nuk merr përsipër transportin.

Powered By
    Cookie Use
    We use cookies to ensure a smooth browsing experience. By continuing we assume you accept the use of cookies.
    Learn More