
Metal Toni
- Llojet e luhatëseve
- …
- Llojet e luhatëseve
Metal Toni
- Llojet e luhatëseve
- …
- Llojet e luhatëseve
Pyetjet më të shpeshta:
Stafi i Metal Toni është gjithmonë i gatshëm t'ju ndihmojë dhe t'u përgjigjet të gjitha pyetjeve tuaja. Më poshtë gjeni përgjigjet për disa nga pyetjet që klientët tanë bëjnë më shpesh. Nëse nuk e gjeni informacionin që kërkoni, mos hezitoni të na kontaktoni.
Si mund ta bëjë porosinë?
Porosinë mund ta realizoni në mënyrën që ju përshtatet më së shumti. Mënyra më e shpejtë është përmes uebfaqes sonë, duke zgjedhur produktin e dëshiruar dhe duke e shtuar në shportë. Pas plotësimit të të dhënave, porosia juaj regjistrohet menjëherë në sistem.
Gjithashtu, mund të porosisni duke na kontaktuar përmes rrjeteve tona sociale ose në Viber ose WhatsApp në 045484115, ku stafi ynë do t'ju ndihmojë gjatë gjithë procesit dhe do t'ju ofrojë çdo informacion shtesë që ju nevojitet.
Për sa kohë arrin porosia?
Koha standarde e dorëzimit është deri në 10 (dhjetë) ditë pune nga momenti i konfirmimit të porosisë.
Afati i dorëzimit mund të ndryshojë në varësi të modelit të zgjedhur, personalizimeve të kërkuara ose ngarkesës së prodhimit. Në çdo rast, ju do të njoftoheni për kohën e parashikuar të dorëzimit dhe do të mbaheni të informuar deri në pranimin e porosisë.
A ofroni transport në të gjithë Kosovën?
Po. Metal Toni ofron transport në të gjithë territorin e Kosovës.
Porosia dërgohet deri në adresën që ju specifikoni gjatë porosisë, duke u siguruar që produkti të arrijë në mënyrë të sigurt dhe brenda afateve të dakorduara.
Kush e bën montimin e produktit?
Montimi kryhet nga stafi profesional i Metal Toni.
Ekipi ynë kujdeset për transportin, montimin dhe kontrollin përfundimtar të produktit, duke u siguruar që gjithçka të jetë e vendosur si duhet dhe gati për përdorim.
Vlen të theksohet se punimet e betonimit, përgatitja e bazamentit ose fiksimi në beton nuk përfshihen në shërbimin e montimit dhe mbeten përgjegjësi e klientit, përveç rasteve kur është dakorduar ndryshe.
Çfarë materialesh përdoren për luhatëset?
Luhatëset prodhohen nga materiale cilësore dhe të qëndrueshme, të përzgjedhura për jetëgjatësi dhe siguri.
Në varësi të modelit dhe preferencës së klientit, ato mund të përbëhen nga:
konstruksion metalik;
ulëse prej druri;
ulëse plastike;
ose kombinime të këtyre materialeve.
Materialet përdoren sipas standardeve të cilësisë, për të garantuar rezistencë dhe përdorim afatgjatë.
A mund ta personalizoj ngjyrën ose dimensionet?
Po. Në shumicën e rasteve mund të zgjidhni ngjyrën, dimensionet ose disa detaje të produktit sipas kërkesës suaj. Për personalizime të veçanta, ju lutemi na kontaktoni para porosisë.
A janë luhatëset rezistente ndaj kushteve atmosferike?
Po. Të gjitha konstruksionet metalike trajtohen dhe lyhen me dy shtresa mbrojtëse të bojës, të ngjyrës të cilat ndihmojnë në mbrojtjen nga korrozioni, lagështia dhe ndryshimet klimatike.
Falë këtij trajtimi, produktet tona janë të përshtatshme për përdorim në ambiente të jashtme gjatë gjithë vitit, duke ruajtur pamjen dhe cilësinë e tyre për një kohë të gjatë, me mirëmbajtje sipas nevojës nga klienti.
Kam vetëm konstruktin. A mund të blej vetëm luhatëset në Metal Toni?
Po, sigurisht. Nëse tashmë keni konstruktin dhe ju nevojiten vetëm luhatëset, ne ofrojmë modele të ndryshme të ulëseve që mund të përshtaten me konstruksione ekzistuese.
Produktet mund t'i shikoni në kategorinë "Aksesorë" në uebfaqen tonë ose mund të na kontaktoni për rekomandimin e modelit më të përshtatshëm.
Më duhet vetëm konstrukti. A mund ta porosis?
Patjetër. Në Metal Toni mund të porosisni vetëm konstruktin metalik, pa luhatëse ose aksesorë shtesë. Konstrukti prodhohet sipas modelit dhe dimensioneve të zgjedhura, me materiale cilësore dhe përfundim profesional.
Nëse keni kërkesa specifike për madhësinë, ngjyrën ose konfigurimin e konstruktit, ekipi ynë do t'ju ndihmojë të gjeni zgjidhjen që i përshtatet më së miri hapësirës dhe nevojave tuaja.
Sa është pesha maksimale që mund të përballojnë luhatëset?
Kapaciteti i ngarkesës varet nga modeli i luhatëses. Për secilin produkt, pesha maksimale e lejuar është e specifikuar në përshkrimin përkatës.
A kanë garanci produktet?
Po. Produktet tona mbulohen me garanci për defektet e prodhimit. Garancia nuk përfshin dëmtimet e shkaktuara nga përdorimi i papërshtatshëm, mbipesha, aksidentet ose modifikimet e bëra nga klienti.
Si duhet ta mirëmbaj luhatësen?
Rekomandohet pastrimi periodik me ujë dhe detergjent të butë, si dhe kontrollimi i vidave, bulonave dhe pjesëve lëvizëse. Kjo ndihmon në ruajtjen e sigurisë dhe jetëgjatësisë së produktit.
A mund të porosis pjesë rezervë?
Po. Nëse ju nevojitet një ulëse, zinxhir, vidë, kapëse ose ndonjë pjesë tjetër, mund ta porosisni veçmas duke na kontaktuar.
A prodhoni luhatëse për parqe, shkolla dhe kopshte?
Po. Përveç modeleve për përdorim familjar, prodhojmë edhe konstruksione për përdorim publik, të përshtatshme për parqe, kopshte, shkolla, restorante, hotele dhe ambiente të tjera.
A ofroni çmime për porosi me shumicë?
Po. Për biznese, institucione ose porosi në sasi më të mëdha, ofrojmë oferta dhe çmime të personalizuara.
A janë luhatëset të sigurta për fëmijë?
Po. Produktet tona janë projektuar duke pasur prioritet sigurinë, me konstruksion të fortë dhe materiale cilësore. Megjithatë, fëmijët duhet të përdorin luhatëset gjithmonë nën mbikëqyrjen e një të rrituri.
A i keni produktet në stok?
Disa produkte janë në stok dhe mund të dërgohen menjëherë, ndërsa të tjerat prodhohen sipas porosisë së klientit. Koha e prodhimit ju komunikohet gjatë konfirmimit të porosisë.
A dërgoni produkte jashtë Kosovës?
Po vetëm për kategorinë "Aksesorë".
Powered By

